Dita Ndërkombëtare e Autizmit, 2 të rinjtë me spektrin e autizmit me histori frymëzuese! Arditi: Dua të bëhem mjek! Psikologët: Duhet t’i duam çdo ditë

2 Prill, 20:41

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, punonjësit sociale thonë se historitë e suksesit të personave me spektrin autik janë një shtysë për të vazhduar punën e tyre të palodhur. Irena Mucaj, punonjëse sociale në qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe në Fier, thotë se nuk janë të pakta rastet e punësimit të tyre.