Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD denoncim te Inceneratori i Elbasanit: Kjo vepër vazhdon të vjedhë para nga buxheti

9 Dhjetor, 15:10

Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit Partia Demokratike Dega Elbasan zgjodhi të përcjellë mesazhin e saj pranë inceneratorit të Elbasanit, të cilën e konsideron veprën më korruptive ndërtuar gjatë qeverisjes së majtë në Elbasan.

Këshilltarja Doris Madhi theksoi se kjo vepër i ka kushtuar 26 milion euro buxhetit të shtetit, vazhdon të vjedhë çdo vit para nga buxheti i bashkisë, ndërsa pirgjet me plehra të 7 bashkive vijojnë të grumbullohen duke çliruar ajër toksik për mbarë zonën.

SI.E./Shqiptarja.com

  •  

    No videos found.