Ditët e kujtesës, vuajtjet e të burgosurve në ish-burgun e Spaçit ilustrohen ‘vijnë’ përmes ekspozitës Fraktura

26 Shkurt 2023, 18:55

Në kuadrin e aktiviteteve për ditët e kujtesës, në  ish burgun e Spaçit është hapur ekspozita Fraktura. Autorët, Fatos Lubonja, ish i burgosur politik dhe artisti Ardian Isufi paraqesin në ekspozite dokumentarin, artefakte dhe sende personale që faktojnë dhunën dhe krimet e ndodhura në këtë burg.