Divjakë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektriçisti 30- vjeçar

14 Prill 2025, 17:12 | Përditesimi: 14 Prill 2025, 17:12

Një elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme, pasi po punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, në Divjakë. Duket ka qenë një gabim në komunikim pasi Xhuljo Shtëmbarit i është thënë se energjia elektrike ka qenë e stakuar, ndërkohë që ka qenë e ndezur dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime, nga ku ka mbetur i vdekur. 

I.M/Shqiptarja.com