Një 19-vjeçar është vendosur në pranga pasi shiste kanabis të ndarë në doza në Divjakë.
I riu me inicialet S.K., u kap në flagrancë ndërkohë që ishte duke drejtuar automjetin, informoi sot policia.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pasagjeri 18-vjeçar, A.z., pasi gjatë këqyrjes së aparatit të tij celular, uniformat blu gjetën faqe për organizimin e lojërave të fatit.