Djegia e torfës, Sheqerasi i Maliqit mbulohet nga smogu, banorët në protestë: Ndotja alarmante, po helmohemi! Topçiu: Veç shiu na shpëton

11 Tetor 2023, 16:47 | Përditesimi i fundit: 2023-10-11 16:48:41

Në Maliq po digjet zona torfike, ose ndryshe ish-tokat kënetore. Është një sipërfaqe e madhe që digjet në brendësi duke shkaktuar ndotje masive të fshatit Sheqeras e zonave përreth. Banorët kërkojnë të merren masa pasi smogu u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.