'Do e shpëtoj Lulzim Bashën'/ Veliaj: Rama e tha nga dhembshuria, jo dorë e shtrirë për koalicion

13 Tetor 2020, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2020-10-13 23:07:20

Nuk ka një dorë të shtrirë për koalicion. Deklara e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, se "do të shpëtojë Lulzim Bashën" nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, për Erion Veliaj është shprehje dhembshurie.

"Dikush që është i pafuqishëm, hera e pestë që humbet zgjedhjet, me u rrah si gomari në duhan, të shijon vuajtja dhe dhimbja, ishte shprehje dhembshurie të dikujt që ka një sindrome Stokholmi. Nuk ka shpjegim tjetër. Në parti që është rrahu 5 herë, do priste biletën në Holandë.  Pas humbjes së prillit, do të ketë tjera hallet, do duhet të zgjidhe lidershipin, do të jetë betaj për cintegrimin e PD, nuk më duken të shqetësuar për Shqipërinë", tha Veliaj.