Do kthejë 12 emigrantët në Itali, anija ankorohet në Portin e Shëngjinit

19 Tetor 2024, 08:51 | Përditesimi: 19 Tetor 2024, 08:51

Anija e rojës bregdetare italiane është ankoruar në Portin e Shëngjinit. Anija do të kthejë në Itali 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi që u vendosën në Gjadër, pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gjykata e Romës vendosi që 12 emigrantët duhet të kthehen në Itali dhe brenda pak orësh në Itali.

r.k./Shqiptarja.com