Do pastronin para të 'Cosa Notras-s' në Shqipëri, SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Rezart Taçit, 12 vite për shoferin e tij: Shuma prej 18 mln eurosh t’i kalojë shtetit

10 Shkurt 2023, 14:34

Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës për çështjen e pastrimit të parave nga ana e Rezart Taçit, kunatit dhe shoferit e tij që akuzohen do të pastronin në Shqipëri miliona euro të mafias italiane.  SPAK ka dërguar shpalljen fajtor të kunatit të Taçit, Artur Balla dhe dënimin me 13 vite burg, ndërkohë që për shoferin Bledar Lilo ka kërkuar 12 vite burg. Vetë Rezart Taçi është në arrati.