Do sillte naftë ruse në Shqipëri duke thyer sanksionet, sekuestrohet me urdhër prokurori anija

2 Mars 2023, 09:18

Është sekuestruar me urdhër të prokurorit Drini Pali anija me më shumë se 22 ton naftë, e cila u bllokua pak ditë më parë 6 milje larg Portit të Durrësit dhe dyshohet se vinte kontrabandë nga Rusia. Megjithëse urdhri ishte firmosur më datë 24 shkurt, ekzekutimi është kryer një ditë më parë për shkak të motit të keq. Ndërkohë policia ka arrestuar kapitenin e anijës, ndërsa 24 marinarët janë në anije