'Do ta taksojmë 10 për qind', Rama ironizon Berishën për gafën me dividentin: Ndizu fiku llampa e shkretë...

2 Prill 2025, 09:10 | Përditesimi: 2 Prill 2025, 09:10

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën pas gafës së këtij të fundit se dividenti do të taksohet me 10 për qind. 

Kreu i PD ishte në një takim me një biznes fasonerie në Durrës, ku teksa po fliste për premtimet, një biznesmen ndërhyri duke i thënë "Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni".

Kreu i qeverisë ka ndarë videon ku flet Berisha shoqëruar edhe me një buf, ndërsa ka shkruar: "Ndizu fiku llampa e shkretë..."

r.k./Shqiptarja.com