Protestuesit para ministrisë së Arsimit kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Një pedagog, anëtar i këshillit bashkiak tha se siguria në shkolla dhe në rrugë duhet të shpallet emergjencë kombëtare.
“Personi këtu prapa duhet të dorëheqet. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë. Nuk mund ti vihet fatura vetëm TikTok e Snap Chat. Nuk mund ti vihet fatura reperave që nxisin dhunë, por dhe këtyre që për 11 vite nuk na kanë përfaqësuar por nuk ndërtuan një sistem arsimor të drejtë e të duhur e të sigurtë. Me besim në Zot të gjithë duhet të jemi së bashku për ta ndërtuar këtë shoqëri.
Kishte dhe një mesazh për adoleshentët.
"Kam një mesazh për të gjithë fëmijët, 13, 14, 15 vjeç që shohin veten e tyre gangster. Nuk je gango se po pi bar cepave. Nuk je gango se futesh në shkollë me doreza hekuri. Nuk je gango se mban thika e kërcënon në Snap Chat, TikTok e Instagram. Do të jesh gango? Ik ndihmo babin që po punon gjithë ditën të të çojë ty në shkollë, kurs. Po punon të të edukojë e arsimojë e të të çojë në futboll."