Dokumentari italian/ Kush është Mariglen Shusha, mafiozi i parë shqiptar që theu 'OMERTA-n', kodin e heshtjes! Flet prokurori i SPAK: Me një sms nisej skafi me drogë

9 Tetor 2022, 14:30

 Mariglen Shusha është mafiozi i parë shqiptar që ka thyer kodin e heshtjes dhe ka rrëfyer shokët për antimafian Italiane. I arrestuar në operacionin ‘Shefi’, Shusha është bërë bashkëpunëtori i drejtësisë italiane dhe ka zbërthyer aktivitetin kriminal të mafias shqiptare drejtuar nga biznesmeni shqiptar Ilirian Ducellari nga Vlora, të cili iu kapën 7 ton kanabis me vlerë 10 mln euro. Në dokumentarin ‘I narcos Albanesi’, vijnë dhe deklaratat e prokurorëve të spak dhe antimafias.