Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.
Ai është pyetur nga mediat edhe në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike. Gjiknuri ka thënë se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë. Ky është reagimi i parë i Partisë Socialiste për dorëheqjen e Bashës.


















