Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954, Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për shpërdorim fondesh, përplasja me Shehun!

9 Janar, 14:08

Pse iku Enver Hoxha nga pozicioni i Kryeministrit të Shqipërisë në vitin 1954? Është një çështje që nuk është prekur nga historiografia shqiptare, por së fundmi një studim i historianit Gjon Boriçi del në përfundimin se ka qenë pikërisht presioni i ardhur nga Moska, qendra e atëhershme e botës komuniste. Për “Report TV”, Boriçi sjell në vëmendje një letër të ardhur në Tiranë nga vetë Nikita Hrushov.