Dorëheqja e Fation Veizaj, flet deputeti që pritet për qarkun e Vlorës për Report Tv: Do jem pjesë e grupit parlamentar të PD, shpresoj bashkimin

16 Janar 2023, 14:13

Gëzim Ademaj pritet të jetë deputeti i ri i opozitës në qarkun e Vlorës direkt pas dorëheqjes së Fation Veizajt. Shkak për këtë vendim të këtij të fundit ishte përçarja e thelluar në PD. Por në sytë e deputetit të ri, kjo përçarje në PD nuk është kaq e madhe, madje ka mundësi për bashkim. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Gëzim Ademaj u shpreh se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar kështu kampin e drejtuar nga Alibeaj, por pa dashur të bëjë një ndarje. Sipas tij situata në PD i jep shpresë për një bashkim