Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në Malësi të Madhe është shtyrë gara, për shkak të disa problemeve.
“Kishte kandidat, por kishte disa problem për të cilat është shtyrë gara”, tha Berisha.
Dorëheqjen e kandidatëtve, ai tha se është një tregues se në PD ekziston liria e shprehjes.
“Primaret kanë funksionuar mbi bazën e vetë shpalljes dhe këto janë absolutisht shprehje e lirisë që ekziston brenda PD-së”, shtoi Berisha.
Ai tha se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor, do të jetë një mundësi për të treguar se çfarë përfaqëson Rama.
“Mesazhi i samitit është i jashtëzakonshëm dhe e mirëpresim, por ky samit është i bekuar se i jep mundësi popullit opozitar se çfarë përfaqëson Rama. Nuk do kishte rast më të brilant sesa ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi para 1000 gazetarëve të botës. Rama ulet aty një i pakallur, populli opozitar me zërin e tij të fuqishëm do i dëshmoj botës e Rama nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, që bredh nga samiti në samit për të mbrojtur interesat ruse”, tha Berisha.