Dosja 339 - I ftuar Evin Salianji

5 Shkurt 2019, 15:12 | Përditesimi i fundit: 2019-02-06 16:01:15

I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, një prej protagonistëve të dosjes "Babalja", ku pretendohej se ishte përgjuar në një bisedë telefonike Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, atëherë ish-ministër i Brendshëm, për të trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis drejt Italisë, thotë se prokuroria po e varros këtë dosje. Salianji flet edhe për dosjen "339" ku shton se janë disa zyrtarë të PS, përfshirë edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, në përgjimet e grupit të heroinës së Hasit, të implikuar në shit-blerjen e votave. Ai deklaron gjithashtu se kryetari i PD, Lulzim Basha është mbajtur në përgjim nga policia, përfshirë njëkohësisht edhe disa deputetë të opozitës të njohur për denoncimet ndaj qeverisë.