Apeli konfirmon 1 vit burg për Salianjin, Bardhi mbledh grupin: S' i nënshtrohemi, shpallje lufte ndaj opozitës! Gjyqtarët u përdorën nga Rama

26 Shtator, 21:00 | Përditesimi i fundit: 2024-09-26 21:04:27

Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor për 'kallëzim të rremë' për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Salianji preket dhe nga ligji i Dekriminalizimit që e ndalon të jetë në listën e deputetëve jo vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025, por dhe të ato të 2029. 

      No videos found.