Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sot (14 janar 2025) masën “detyrim paraqitje” ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat në dosjen që SPAK po heton ndaj grupit të Suel Çelës, të shumëkërkuarit të drejtësisë, që me paratë e trafikut të kokainës, kishte shtrirë ndikimin në drejtësi dhe media.
Kolegu i tij Artan Hoxha, i cili ka gjithashtu masën detyrim paraqitje, nuk rezulton bërë ankimim në Apel, ndërsa SPAK e akuzon edhe si anëtar të bandës kriminale.
Gjyqtari i Posaçëm i Apelit Dhimitër Lara la në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Marsel e Xhino Roka, të konsideruar si ushtarë të Suel Çelës në disa ngjarje kriminale përfshirë tentativa për vrasje.