Dosja e zyrtarit të FBI/ Kush është ‘Personi A’, biznesmeni shqiptaro-amerikan që ishte badigard i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës, i përfshirë në çështjen amerikane

25 Janar 2023, 15:56

Agron Neza, biznesmeni shqiptaro-amerikan, që dyshohet të ketë bashkëpunuar me ish-agjentin e FBI-së të vënë në hetim në SHBA, ka qenë student i shkollës së Sigurimit në fund të viteve ’80. Sipas gazetarit Mero Baze, në vitin 1990 Agron Neza, që tani jeton në Nju Xhersi, u bë badigard vullnetar i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.