Dosja në SPAK/ ‘Elona Guri postiere e parave të pista të Ilir Metës drejt Anglisë, udhëtime të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës’

11 Gusht 2022, 19:13

Në një nga kallëzimet penale të referuara në SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, kërkohet që të verifikohen udhëtimet e shpeshta drejt Anglisë të Elona Gurit, ish-kandidate për deputete e LSI-së. Në kallëzim, për të cilin SPAK ka regjistruar një procedim penal, Elona Guri përshkruhet si pjesë e njerëzve të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të përfshirë në skemat e pastrimit të parave të korrupsionit, si dhe të lëvizjes së parave drejt Anglisë dhe shoqërive offshore.