Dosja ‘Partizani’/ Gjeneral Qirjazi u shkarkua se nuk firmoste, në vend të tij Xhemal Gjunkshi vulosi 5 dokumente brenda pak orësh dhe i dorëzoi pronën Malltezit

26 Tetor 2023, 15:45 | Përditesimi i fundit: 2023-10-26 20:20:18

Në dosjen e SPAK për Berishën e Malltezit evidentohet në disa faqe kundërshtimi për privatizimin e ish klubit Partizani nga gjeneral brigade Vladimir Qirjazi i cili thoshte se procesi është i paligjshëm. Qirjazi u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Xhemal Gjuknshi, i cili një javë pas emërimit kreu 5 veprime brenda pak orëve dhe dorëzoi pronën te Jamarbër Malltezi dhe ish pronarë të tjerë.