Dosja/ Skema piramidale e mikrokrediteve! 17 mijë qytetarë në grackë! Bllokonin prona me vlerë deri në 500 fish të detyrimit

23 Maj, 22:20 | Përditesimi i fundit: 2024-05-23 22:29:44

Në dosjen që Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Gjykatën për vlerësimin e masës së sigurisë për 9 persona zbulohet dhe skema e mashtrimit të qytetarëve. Në dosjen e Prokurorisë evidentohet rasti i një çifti të cilit për 1 mln lekë detyrim të prapambetur i sekuestruan 216 509 m2 ose 22 hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.