DOSJA/ Spak, ja ligjet që ndryshoi Sali Berisha për të favorizuar dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani

22 Tetor 2023, 22:58

Në dosjen prej 200 faqesh që Report Tv disponon zbulohet e gjithë skema si Jamarbër Malltezi arriti të privatizojë kompleksin “Partizani’ me ndihmën e vjehrrit të tij, ish kryeministër. Privatizimi ndalohej me ligj por ato u ndryshuan nga Sali Berisha i cili miratoi dy herë vendime në KRRTRRSH për të hequr çdo pengesë ligjore në privatizimin e ish-kompleksit Partizani ku përfitues direkt ishte dhëndri i tij.