Nuk ka pasur besim në drejtësinë shqiptare dhe ka dashur ta bëjë publike, ose e ka përdorur për të treguar se di shumë gjera dhe që ka peshë.”, kjo ishte përgjigja e ekspertit të kriminalistikës Fatjon Softa kur u pyet nga gazetari Andi Kapxhiu në Report Tv lidhur me arsyet e mundshme që shtyn kryedemokratin Lulzim Basha të dekonspironte operacionin e autoriteteve belge për 3.4 milionë eurot që do të mbërrinin në Durrës në një makinë Toyota në 2018.
Ekperti tha në “Sot Live në Shqipëri” se fakti që Basha nuk tregoi burimin, është e drejta e tij, ndërsa gjithçka tjetër mbetet për t’u gjykuar nga drejtësia belge.