Dosjes i del 'pluhuri', kthehet në qeli përfituesi i amnistisë! Gjykata e Lartë kthen në burg Febjus Dautin 5 vite pas lirisë! Juristi: Vendimi ligjor, por jo moral

27 Tetor 2022, 20:15

Arrestimi i Febjus Dautit në Durrës, është një dëshmi se si dosjet që u mblodhën stok në Gjykatën e Lartë prej shkarkimeve nga vetting-u, mund të rikthejnë në qeli qytetarë që e kanë përfituar lirinë prej vitesh. Juristi Arbër Hoxha shpjegon përse vendimi i Gjykatës Supreme e rrëzon edhe amnistinë, që sado ligjor, ngre pikëpyetje nëse është apo jo i moralshëm