Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Siç u shpreh ai në intervistën për mediat, pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin Albin Kurti.