Draftstrategjia e administratës: Do rishikohet struktura e pagave, shpërblim sipas performancës! Punë edhe nga shtëpia

4 Shkurt 2025, 21:59 | Përditesimi: 4 Shkurt 2025, 21:59

Qeveria parashikon të ndryshojë strukturën e pagave për punonjësit e administratës, duke shtuar krahas rritjes së pagës edhe shpërblimet financiare për performancën në punë. Në draft-strategjinë e publikuar synohet gjithashtu edhe mundësia e punës nga shtëpia për t’u ardhur në ndihmë kryesisht familjeve me fëmijë, por edhe për një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private.

r.k./Shqiptarja.com