Drama e 66-vjeçares në Fier, ndërron jetë e vetme, në mes të varfërisë e te ftohtit, vëllai: E gjeta të ngrirë, i kishin prerë dritat se nuk i paguante dot

28 Janar 2022, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2022-01-28 14:50:35

E vetme, mes të ftohtit, në një shtëpi të rrënuar, kjo është drama e 66-vjeçares Liliana Semës në Fier, e cila u gjet e pajetë ditën e djeshme. 66-vjeçarja kishte ndërruar jetë dy ditë më parë, ndërsa vëllai i saj, Baçi Gjoleka shprehet se e gjeti trupin e të motrës të ngrirë nga i ftohti. Ai thekson se i kishin prerë dritat për shkak se nuk kishte mundësi t'i paguante.