Drama e fëmijëve që emigrojnë të pashoqëruar! Në Itali dhjetëra minorenë shqiptarë të zhdukur, mund të jenë rrëmbyer

23 Shtator 2021, 15:41

Në përpjekje për t’u siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre, shumë prindër zgjedhin t’i dërgojnë ata të pashoqëruar në vende të ndryshme evropiane dhe një ndër destinacionet më të preferuara mbetet Italia, por ditët e fundit janë bërë të ditura ankesat e disa prindërve fëmijët e të cilëve janë zhdukur.