Drejt finales së Kupës/ Teuta pret Tiranën për përmbysje, trajneri i Tiranës: Jemi të mërzitur për fundjavën! Egnatia sfidon Vllazninë

9 Maj 2023, 13:52

Katër ditë pas humbjes në kampionat Tirana do rikthehet sërish në Durrës për t’u përballur me Teutën, por këtë herë për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Në ‘Niko Dovana’ bardheblutë do ta nisin me avantazhin e 3 golave pasi në ‘Elbasan Arena’ hodhën një hap të rëndësishëm drejt finales duke fituar 3-0.