Mali i dosjeve në gjykata vjen për shkak të vakancës së krijuar nga procesi i vettingut dhe harta e re gjyqësore. Kështu u shpreh avokati Ledio Braho ne emisionin Perballje, drejtuar nga gazetarja Besmira Pelushaj.
Ndërsa pedagogu Ervin Goci tha se reforma e miratura me konsensus nga palët “shpartalloi” drejtësinë dhe sot askush nuk mban përgjegjësi.
Në emision erdhi edhe dëshmia e një pensionisteje nga Tirana e cila prej më shumë se 5 vitesh endet dyerve të gjykatave për një çështje pensioni dhe ende procesi nuk ka nisur ne gjykatën e Apelit.
Nje raport i fundit i Infocip ngre serish shqetësimin per numrin e larte te dosjeve qe janë plururosur ne gjykata dhe që spas avokatit Braho arrijne ne 3 mije te tille.
Zgjidhja sipas Brahos dhe Gocit do te ishte amendimi i ligjit me konsensus per teplotesuar boshllëqet e krijuara qe i zvarrisin proceset ne vite duke tejkaluar afatet e arsyeshme te përcaktuara nga ligji.