Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve

10 Tetor, 09:35

Ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.

Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

"Në fakt unë nuk mendoj që është ashtu.Mendoj që ata kanë patur një mendim tjetër dhe ndoshta është interpretuar ndryshe nga media mendimi që ata kanë dhënë. E kam fjalën për Këshillin e Lartë Gjyqësorin,Këshillin e Lartë të Prokurorisë , SPAK un dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.Duhet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, që do të thotë do të duhet edhe kontributi i tyre, por mbi të gjitha do të duhet të konsolidohet reforma e drejtësisë e vitit 2016. Kjo na ka bërë ne që të ofrojmë ekspertizën tonë, në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit, me mirëqeverisjen , por dhe me konsolidimin e reformës në drejtësi", tha ai.

    No videos found.