Drejtoresha e TOK në Report Tv: Rinia shqiptare e etur për Opera! ‘Thembra e Akilit’, baleti modern!

7 Prill 2023, 20:50

TIRANË- Në studion e Report Tv, Abigeila Voshtina, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB) ka bënë në dukje një fenomen, i cili padyshim është mjaft pozitiv. Rinia shqiptare është etur për opera, në ndryshim të asaj se çfarë vihet re në teatrot në botë. Me gazetarin Arbër Hitaj, Voshtina tha se në sallat tona nuk “ka koka të bardha”, por rini, e ndërsa njoftoi gjithashtu se TOB po punon për krijimin e abonimeve.