Drejtuesi i prokurorisë së Romës: Krimi i organizuar shkakton dëme ekonomike, ja sesi një person me para të pista dëmton konkurrencën në tregun e lirë

8 Nëntor 2022, 11:46

Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se prania e kriminalitetit, ishte e dukshme si në Itali edhe në Shqipëri. Ai shtoi se do të vijonte bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për të çuar para drejtësisë eksponentët e krimit të organizuar.

“Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vëerteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjelltë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponent të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italian apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE”- u shpreh Lo Voi.