Droga në konteinerin e 'BanaKing', Gjykata lë në burg 45 ditë administratorin dhe dy punonjësit e skanerit

6 Nëntor 2022, 15:20

DURRËS- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 45 ditë arrest me burg për tre të arrestuarit në Portin e Durrësit, ku u kap 33.5 kg kokainë në kontejnerin e 'BanaKing'. Gjykata ka lënë në burg punonjësit e skanerit në port, Alban Naziraj e Artur Sevdaraj, si edhe administratorin Petrit Demisha.