Drogë, përforcues grushti e thika, arrestohet pronari i berberhanës në Kuçovë! Nisin hetimet edhe ndaj vëllait të tij

19 Nëntor, 11:59 | Përditesimi: 19 Nëntor, 11:59

Policia njofton se gjatë kontrolleve në berberhanen dhe banesën e të arrestuarit u gjetën disa doza kanabisi, të cilat ishin gati për shitje, si dhe një përforcues grushti. Ndërsa në servisin e automjeteve në pronësi të vëllait të tij u gjetën 2 thika.

A.Hl/Shqiptarja.com