Droni policor kap ‘mat’ makinën e efektivit të policisë, thyen çdo rregull teksa kalon në kryqëzim

11 Gusht 2022, 14:19

Droni edukues i Policisë Rrugore nuk ka kursyer as efektivët blu. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, e filmuar me dronë në sheshin “Papa Gjon Pali II” në Tiranë dallohet një makinë me logo policie, e cila është tërësisht në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.