‘Duhet ekip i ri opozitar për të mundur Ramën’, Idrizi ende i skeptik krah kujt do ‘rreshtohet’ për zgjedhjet parlamentare

24 Maj, 19:14

Ndërsa PS dhe Rithemelimi janë ulur në tryezë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbështet kthimin e koalicioneve të vjetra, por ende nuk është i qartë se krah kujt do të rreshtohet për zgjedhjet parlamentare 2025.