'Duhet të rrisim standardet e sigurisë kibernetike', ministri Gonxhja: Do jemi ndër vendet e para në Europë me asistentin virtual në e-albania

10 Dhjetor, 11:58

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbajti fjalën e tij në konferencën rajonale të Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, që po zhvillohet në Tiranë. Gonxhja ndër të tjera theksoi se Shqipëria do jetë ndër vendet e para në Europë që do lançojë një asistent virtual me anë të e-Albania, që do lehtësojë shërbimet për qytetarët dhe bizneset.