‘Duka ka bërë masakër, e ka mjel futbollin si lopë!’ Rudi Vata: Shakohoxha ‘zogu’ i presidentit aktual

20 Janar 2022, 14:18 | Përditesimi i fundit: 2022-01-20 16:49:18

Manipulimet që po bëhen me zgjedhjet e shoqatave të futbollit, me qëllim kryesor fitimin e mandatit të gjashtë të Armand Dukës në krye të FSHF-së, sipas Rudi Vatës janë bërë të zakonshme. Ish-kapiteni i Kombëtares thotë se Duka ia ka pa hajrin postit të presidentit në aspektin personal dhe për këtë arsye po kujdeset për të manipuluar.

“Unë e kuptoj që në Shqipëri janë fenomene nomrale, që nuk shfaqen vetëm në futboll. Armand Duka është shumë i interesuar me rujt pozicionion që ka sepse ia ka pa hajrin në aspektin personal. Është luftë klanesh për të zotëruar një teritor të rëndësishëm që ka përfitime të mëdha. Por me të futbolli ka humb shumë në integritet, në besueshmeri dhe në aspektin për të nxjerrë futbollistë,”-u shpreh ai.