Duka në Report Tv: Në 14 maj do provojmë forcën tonë, po s’ia dolëm rrezikojmë shkrirjen! PD të shkojë pas kandidatit, bashkimi, pas zgjedhjeve vendore

25 Janar 2023, 18:26

TIRANË- Zgjedhjet e 14 majit për Partinë Agrare Ambientaliste do të jenë një test për të kuptuar deri ku janë fuqitë e kësaj force politike, me qëllim që të vendosin se si do të jetë e ardhmja e saj. Në një intervistë në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Agron Duka tha se ato synojnë që të nxjerrin të paktën 1 këshilltar bashkiak në 61 Bashki, por ka edhe pretendime për 2 këshilltar Bashkiak.