Dumani ngre shqetësimin në KLP: Seancat paraprake në GJKKO zvarriten, marrin shumë kohë

14 Prill, 12:03 | Përditesimi: 14 Prill, 12:03

Duke raportuar në KLP për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kryeprokurori Altin Dumani ngriti shqetësimin edhe të zvarritjes së seancave paraprake. Dumani u shpreh se shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë, duke theksuar se kjo vë në rrezik edhe përfundimin e afateve për paraburgimit.

r.k./Shqiptarja.com