Dumani: Numër i ulët i masave arrest me burg për korrupsion, vetëm 31! 40% e rasteve janë pa masë sigurimi! Të rritet kufiri i 500 eurove për ryshfetin dhe kompetencën e SPAK

14 Prill, 12:13 | Përditesimi: 14 Prill, 12:13

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP-së në lidhje me masat e sigurimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përqindjes së dënimeve, pafajësive dhe masave me burg.

Ai vuri në dukje se një numër i madh janë edhe pa masa sigurimi, hetohen në gjendje të lirë.

“Janë 246 persona, pra mbi 40% pa masë sigurimi, ky numër është i lartë. Vetmë në rastet që përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe mund të dëmtojnë hetimin, në rastet e veprave penale për krimin e organizuar”, tha ai.

Kurse në lidhje me numrin e masave arrest me burg për korrupsion ai tha se ishte i ulët dhe kërkoi që të rritet kufiri i shumës 500 euro të veprës penale të korrupsionit.

Ai nënvizoi:

“Numri i atyre me masë në burg për korrupsion apo pabarazi në tendera është i ulët. 31 persona me masën arrest me burg për korrupsion. Të rritet masa prej 50 mijë lekësh (500 euro) për veprën penale të korrupsionit”.

r.k./Shqiptarja.com