Dumani: S’ishte i lehtë vendimi për rikandidim, por kam punuar shumë dhe jam motivuar dhe nga kolegët

16 Dhjetor 2022, 13:16

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani ëhstë pyetur gjatë prezantimit të platformës së tij në KLP edhe për arsyet e vendimit për të rikandiduar.

‘Nuk ishte vendim i lehtë për tu futur në garë. Pavarësisht rezultati që pata, shifrat që unë përmendja por edhe të dhëna  të tjera flasin qartë se nuk u dekurajova asnjë ditë, pro kam punuar edhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur shumë prokurorët me të cilët punoj. Më kanë nxitur kolegët dhe më kanë inkurajuar të bëhem pjesë e garës.’- u shpreh Dumani.