Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot para anëgtarëve të KLP-së në raportimin e tij dhe përgjigjes sëpyetjeve të adresuara, se po i jepet fund pandëshkueshmërisë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Ligji sipas tij po vepron ndaj çdo personi, pavarësisht se me sa pushtet është i veshur, sikurse edhe ndaj krimit të organizuar.
Ai tha se institucioni ëhstë i ri, vetëm 5 vjeç, duke bërë një krahasim metaforik të një fëmije që në këtë moshë është ende në parashkollor dhe nuk ka shkuar në klasën e parë. Por ai shtoi se rezultatet shihen, edhe pse modeste, ku pandëshkueshmëria po merr fund.
Dumani shtoi se tani pret vendime të formës së prerë për këto dosje dhe tashmë kanë nisur të vijnë rezultatet e para me këto verdikte finale nga Gjykatat.
Kreu i SPAK nënvizoi edhe faktin e sekuestrimeve dhe konfiskimeve, pasuri që i kalojnë buxhetit të shtetit dhe që shpërndahen nëpër institucione apo shërbime publike, duke kujtuar se vetëm nga qiratë për këto objekte të konfiskuara, për një vit u mblodhën 1,8 mln euro.