Durrës/ 65-vjeçari, plumba kallashnikovi në drejtim fqinjit të tij 40-vjeçar, arrestohet pak orë më pas

5 Shtator 2022, 19:51

Një 65-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi qëlloi më kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij 40-vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar i pa dëmtuar. Policia e Durrësit njofton se i moshuari Latif Paja kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, por shtetasit Klajdi Jakupi, 40 vjeç, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.