Durrës/ Kryhet rituali i hedhjes së kryqit në ujë, 18 vjeçari: Është hera e dytë që e kap

6 Janar, 12:12

Edhe në Durrës u krye rituali i hedhjes së kryqit në ujë. Si çdo vit ceremonia fetare nisi te kisha "Apostull Pavli Shën Asti".

Me qindra besimtarë u grumbulluan në mjediset e kishës e më pas u nisën në drejtim të Portit të Durrësit për të vijuar me hedhjen e kryqit në det.

Disa djem të rinj besimtarë dhe seminaristë në Fakultetin Teologjik të 'Shën Vlashit' u hodhën në ujë për të kapur kryqin.

Fatlumi ishte 18 vjeçari Vasil Aleksi i cili kapi kryqin. Pas daljes nga uji dhe me kryqin në duar ai deklaroi se ja dedikon familjes së tij, 

"Ky është viti i tretë rresht që hidhem për të kapur kryqin. Është hera e dytë që e kap.  Ja dedikoj familjes dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë duke i uruar ata', tha ai.

Ndërkohë, që Autoriteti Portual kishte marrë të gjitha masat e sigurisë që rituali të kryhej në kushte normale.

"Më ka sjellë shumë mbarësi", shtoi Vasil Aleksi.

S.B/Shqiptarja.com

  •