Durrës/ Lule në bankën e 17-vjeçares që nga vdiq nga meningjiti akut! Drejtori i shkollës për Report Tv: U shokuam, ajo spikaste

16 Dhjetor 2024, 15:33 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 18:24

E kemi Noelën dhe po e them sinqerisht, do t’i jap një diplomë në mungesë!”, kanë qenë këto fjalët e drejtorit të gjimnazit “Leonik Tomeo”, për nxënësen 17 vjeçare.

Noela Caka ishte artiste me ëndrrën për pikturë, jeta e së cilës u ndërpre vetëm në pak orë luftë me sëmundjen e meningjitit akut. Fillimisht e shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, por më pas transferuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar, pasi mjekët e Durrësit menduan se kishte nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

Me dhjetëra ka qenë numri i shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shkollës në të cilën Noela ndiqte studimet, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore.

r.k./Shqiptarja.com